Akuzohet për lidhje me bandat! GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares, Pajtime Fetahu kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila kërkoi lirimin nga qelia.


Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu  akuzohet  në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës.

Ajo kërkoi të lirohet për arsye shëndetësore.

Por, togat e zeza e kanë rrëzur duke lënë në fuqi masën “arrest me burg” ndaj saj.

  1. Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Tiranë, më datë 01.04.2025

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme