Akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, pas vetëdorëzimit Kamber Sulçaj del para gjykatës

Kamber Sulçaj, 48 vjeçari i cili akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur më 27 Shtator në fshatin Salari të Tepelenës, ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.


Kamber Sulçaj u vetëdorëzua në polici më 16 Tetor, si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar “arrest me burg” për 48-vjeçarin, duke argumentuar se ekziston rreziku i arratisjes dhe i prishjes së provave.

Seanca po zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, nën masa të rrepta sigurie.

Sipas dosjes hetimore, konflikti mes Sarchit dhe Sulçajt nisi për motive të dobëta, por përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit që i mori jetën 44-vjeçarit italian.

Kamber Sulçaj u vetëdorëzua në polici më 16 tetor, i shoqëruar nga avokati i tij, pas disa javësh në arrati.

Gjatë kontrolleve në zonat malore të Tepelenës, policia kishte zbuluar automjetin dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes, ndërsa në banesat e familjarëve të tij në Vlorë dhe Mesaplik u sekuestruan armë, para dhe prova të tjera materiale. Vendimi i gjykatës për masën e sigurisë pritet të shpallet në vijim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme