Dy ditë pas arrestimit, ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu, është lënë e lirë nga Gjykata me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Shehu u arrestua më 23 prill, pasi ishte vënë nën hetim për përndjekje të punonjësve të saj. Ajo gjithashtu u shkarkua nga detyra pas një incidenti të dhunshëm, ku goditi me një mjet të fortë shefin e financës, Shaban Uklala.
Pas shkarkimit, Shehu është akuzuar se ka vijuar të kërcënojë dhe ngacmojë ish-vartësit e saj.
Vetë Shehu e ka cilësuar arrestimin e saj si të padrejtë dhe të pabazuar në prova konkrete.
Ajo ka pohuar se nuk ka pasur asnjë element të bazuar ligjërisht për të mbështetur akuzat ndaj saj.