Akuzoi UÇK-në për trafikim organesh, ndahet nga jeta Dick Marty

Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty vdiq të enjten në moshën 78-vjeçare, ka konfirmuar partia e tij.


“Me pikëllim të madh mësuam për vdekjen e ish-këshilltarit të shteteve Dick Marty. Ai ka qenë anëtar i dhomës së vogël nga viti 1995 deri në vitin 2011. FDP shpreh ngushëllimet më të thella për të afërmit e tij”, njoftoi partia.

Kujtojmë se në vitin 2010, Marty publikoi një raport mbi trafikimin e supozuar të organeve në Kosovë që implikonte UÇK-në.

Ai u zgjodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës në vitin 1999 dhe kryesoi Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga viti 2005 deri në 2008.

Në emër të komitetit, ai hetoi burgjet sekrete të CIA-s në Europë, duke publikuar një raport në vitin 2006 që thoshte se 14 vende kishin bashkëpunuar me SHBA-në në një “rrjetën e merimangës” të abuzimeve të të drejtave të njeriut.

Marty tha se vende të tjera, përfshirë Zvicrën, ishin përfshirë në mënyrë aktive ose pasive në ndalimin ose transferimin e personave të panjohur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme