Biznesmenja Vilma Nushi, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore, ndaj demokrates, Albana Vokshi, të cilën e ka paditur për shpifje.
Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO Vokshin, për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi, konkretisht për atë të Sterilizimit,
Sipas Vokshit, Nushi ka përfituar përmes akteve korruptive.