“Al Petrol” nuk ka licencë për “Shell”, urdhërohet t’i heq reklamat me këtë emër

Kompania e derivateve “Al Petrol” kundërligjshëm ka vendosur reklamat e gjigantit të derivatëve të naftës “Shell“, në tetë pika të karburantit nepër Kosovë.

Me këtë rast, Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, gjegjësisht Inspektorati i kësaj ministrie ka nxjerrë një vendim kundër kësaj kompanie, për shkak të mos respektimit të ligjit.

Është ministri Bajram Hasani ai i cili për “Gazeta Blic” ka konfirmuar këtë veprim të kompanisë “Al Petrol”. Sipas tij, Kompania “Al Petrol”, ende nuk e ka prezantuar licencën nga Kompania “Shell”, çka ka bërë që MTI të urdhëroj mbylljen e këtyre pikave ose heqjen e reklamave të gjigantit botëror të naftës.

Inspektorati ka lëshuar një urdhëres që kompania “Al-Petrol” të largojë ose t’i mbulojë reklamat e vendosura të kompanisë “Shell” në tetë pika, pasi që ajo vazhdon të operojë si “Al-Petrol” dhe jo si “Shell”. Në këto rrethana i kemi dhënë një afat deri të premtën që të zbatojë urdhëresën e lëshuar ose ato pika do të mbyllën, deri sa të prezantojë licencën e “Shell”-it që pastaj t’i transferohet edhe emri nga “Al-Petrol”, në të kundërten nuk mund të operojë me atë mbishkrim, por po besoj që pronari e ka kuptuar dhe do ta kryej obligimin e tij”, u shpreh ministri Hasani.

Lidhur me rastin “Gazeta Blic” ka bërë përpjekje që të marrë një qëndrim edhe nga Lulzim Kryeziu, përfaqësues i “Al Petrol”, por ai nuk ka qenë i qasshëm në dhjetëra thirrje telefonike të redaksisë.

Ndërkohë “Gazeta Blic” në orët e pasditës së djeshme ka vizituar njëren nga pikat ku është vendosur reklama e kompanisë “Shell” për të kuptuar nëse është përfillur urdhëresën e Inspektoratit, por nga ajo që shihet në pamjet e siguruar, reklamat nuk janë larguar por janë mbuluar pjesërisht.

Kompania e derivateve “Al-Petrol”, me reklamen e kompanisë “Shell”. / Foto: Gazeta Blic

Më herët ishte thënë se “Al Petrol” ka blerë të drejtën e përdorimit të markës së “Shell”, mirëpo ende pa u bërë zyrtarizimi i markës së re ndërkombëtare në Kosovë, kompania kosovare e derivateve ka bërë shkelje ligjore për çka edhe është ndaluar dhe urdhëruar nga MTI-së që t’i respektojë ligjet dhe të mos operojë me emrin “Shell”, pa u pajisur me licencë, të cilën ende nuk e ka prezantuar në ministri.

Ndryshe, “Shell” është kompania e derivateve më e madhe në botë që posedon mbi 43 000 pika në 5 kontinente, dhe me rreth 30 milion konsumatorë në ditë./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme