Alarm në Strugë: Gërmimet ilegale ndotin ujin e pijshëm

Policia e Strugës ngriti kallëzim penal kundër dy personave fizik dhe një juridik nga Veleshta për shkak dyshimit për kryerjen e veprave penale “uzurpim i pasurisë së paluajtshme”, “shfrytëzim i paligjshëm i burimeve minerale”, “shkaktim rreziku gjatë punimeve ndërtimore” dhe “ndotje e ujit të pijshëm”.

Siç thuhet në kallëzim, të akuzuarit, në disa parcela kadastrale në pronësi të tyre dhe të personave të tjerë, por edhe në disa parcela në pronësi të shtetit, kryen gërmime dhe shfrytëzim të paligjshëm të burimeve minerale pa një marrëveshje të vlefshme koncesioni. Ata kryen gërmimet ilegale në afërsi të burimeve të ujit në fshatin Shum të Strugës, nga i cili furnizohet qyteti i Strugës me ujë të pijshëm, duke kontribuar kështu në ndotjen dhe turbullirën e drejtpërdrejtë të ujit të pijshëm mbi 30 herë më shumë se sa lejohet.

Në këtë mënyrë, thotë policia, ata shkaktuan një ndërprerje afatgjatë të furnizimit me ujë dhe një ndalim të përdorimit të ujit për pirje dhe higjienë personale. /Alsat.mk

The post Alarm në Strugë: Gërmimet ilegale ndotin ujin e pijshëm appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme