Një pako e dyshimtë në minsitrinë greke të Mbrojtjes ka ngritur alarmin për një bombë. Sipas mediave greke pakoja e dyshimtë është zbuluar gjatë kontrollit të postës në hyrje të ministrisë.
Pakoja u kontrollua në skaner ku u vunë re dhe tela të dyshimta.
Autoritetet i kërkuan Departamentit të Çaktivizimit të Mekanizmit Eksploziv, EOD, për ta izoluar dhe për të bërë ndoshta një shpërthim të kontrolluar, shkruan Top Channel.
Ndërkaq policia greke ka bllokuar një korsi që të çon nga Mosegeion Avenue në drejtim të Athinës