Në fshatin Menik në Tiranë, banorët kanë telefonuar policinë për persona që dyshohet se janë hajdutë dhe lëviznin në fshat.
Po ashtu është raportuar edhe për të shtëna me armë zjarri.
Deri më tani, efektivët e policisë kanë gjetur një armë zjarri dhe një sasi droge.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar.




