Kujdes nga mashtrimet për gjoba: qytetarëve u dërgohen mesazhe të rreme në emër të MPB-së
Mashtrimin e kyejnë në atë mënyrë që, pasi që personat do të klikojnë në linkun e lënë në mesazh, i njëjti çon në ueb faqe të rreme të MPB-së ku Ju kërkojnë të futni numrin e targës së automjetit Tuaj dhe më pas ju çojnë në dritare të re ku është regjistruar kundërvajtja për ju dhe kërkojnë pagesën prej 1500 denarësh për të njëjtën.
U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë mesazheve që vijnë nga ueb faqet e paligjshme të Ministrisë, as të lënë të dhënat e tyre personale dhe të dhënat e kartës së pagesës, të cilat më pas bëhen cak i shpërdorimit.
Gjithashtu Sektori i Krimit Kibernetik pranë MPB-së gjithashtu u bën thirrje qytetarëve dhe personave juridikë që të mos hapin linqe të dyshimta dhe dokumente të bashkangjitura në mesazhe që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur, në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji./Alsat.mk.



