Alarmante: Kina kërcënon me luftë Indinë (Foto)

Kina do t’i shpallë luftë Indisë në rast se nuk e largon ushtrinë nga rrafshnalta kineze Dokalam, ka deklaruar shefi i qendrës për marrëdhënie ndërkombëtare i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, Zhou Bo
Këto deklarata, ai i ka bërë gjatë debatit në të cilin ka marrë pjesë edhe gjenerali i ushtrisë së Indisë, Ashok Mehta, ku tema kryesore ishte rritja e tensioneve në rrafshnaltën Dokalam, transmeton gazetametro.net

Gjenerali indian e ka akuzuar Kinën se po udhëheq fushatë mediale kundër Indisë, si dhe po e tërheqë në luftë.

Gjithçka kishte filluar më 6 qershor, kur në rajonin e kontestuar Dokalam kishin hyrë inxhinierët ushtarak kinezë dhe kishin filluar të ndërtojnë rrugën kah Butani. Kjo menjëherë kishte shkaktuar protestë të fqinjëve, dhe ushtria federale e Indisë ishte përzier, pasi që Delhi ka marrëveshje të nënshkruar me Butanin mbi mbrojtjen e kufirit, dhe e kishte dëbuar një pjesë të ushtarëve kinezë. Mirëpo, shpejt Pekini kishte dërguar përforcime në këtë rajon.

Delhi frikohet se me marrjen e Dokalam’it mund të vihet në pyetje rripi i ngushtë Siliguri, i njohur si “Qafa e Pulës” (në disa pjesë është i gjerë vetëm 30 kilometra) me të cilin shumë shtete indiane janë të lidhur me qendrën.

Ministria e jashtme kineze ka lëshuar një kumtesë në të cilën akuzohen ushtarët indianë për hyrje në territorin kinez. Në atë moment, disa mijëra ushtarë të dy shteteve ishin në fushëbetejë (largësia në mes tyre është vetëm 120 metra).

Nga të dyja anët dëgjohen akuza, kërcënime dhe thirrje për tërheqje të ushtarëve nga pjesët kontestuese të kufirit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme