Alarmon prestigjiozja austriake: Shqipëria dhe Serbia duan ndryshimin e kufijve në Ballkan

Gazeta austriake “Der Standard” në një analizë të gazetares Adelheid Ëoelfl, e cila është njohëse e mirë e Ballkanit shkruan se kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai serb, Aleksander Vuçiq po e inskenojnë vetën si udhëheqës të shqiptareve dhe serbeve.

Në analizën e saj me titullin “Loja me kufijtë në Ballkan”, gazetarja shkruan se krahas kryeministrit serb, Vuçiq, politikën e “fqinjësisë” e ka zbuluar edhe kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ai nuk u përzierë vetëm në politikën e partive politike shqiptarë në Maqedoni, por edhe i emëroi edhe katër shqiptar nga Kosova si zëvendësministra. Dhe, ai paralajmëroi që do të lehtësoj qarkullimin në pikën kufitare me Kosovën”, shkruan Der Standard.

Krejt kjo sipas gazetës po ndodh në të njëjtën kohë kur po zhvillohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas gazetës mund të çoj të një njohje indirekte të Kosovës nga Serbia.

Sipas analizës së gazetares Ëoelfl, ridizajnimi i kufijve në vija etnike, jo e bazuar në integritet territorial i shërben vetëm dy personave.

“Kjo i shërben para së gjithash dy politikanëve: kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, të cilët tash e një kohë po e paraqesin vetën si udhëheqës të të gjithë serbëve dhe shqiptareve, me cakun për të arritur një “pajtim historik:, siç e quan Vuçiq”, shkruan gazetarja.

Sipas gazetës, shumica e përfaqësuesve të BE-së, janë duke lavdëruar këta dy, që kanë vizituar njëri-tjetrin. “Kjo është shumë e çuditshme, sepse marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë nuk kanë qenë asnjëherë ndonjë problem”, ka shtuar ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme