Alarmon Ukraina: Në Çernobil mund të përsëritet katastrofa e vitit 1986

Ministri i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, ka reaguar pasi forcat ruse e kanë vendosur nën kontroll Çernobilin.

Kuleba thotë se në vitin 1986, bota kishte parë shkatërrimin më të madh teknologjik në Çernobil, derisa paralajmërojnë se nëse  lufta ruse vazhdon, atëherë katastrofa e Çernobilit mund të ndodh përsëri, shkruan CNN.

Futjen e forcave ruse në Çernobil e ka lajmëruar këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.

“Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës thotë se forcat ruse janë futur në Çernobil dhe luftimet atje kanë shkatërruar impiantin për mbajtjen e mbetjeve bërthamore”, ka shkruar raporteri i NBC Richard Engel në Twitter.

Derisa presidenti ukrainas ka thënë se e kanë paralajmëruar edhe Suedinë lidhur me përpjekjen ruse në Çernobil.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme