Nga java tjetër, Kosova do të futet në krizë të thellë energjetike.
Kështu kanë theksuar për Gazetën Blic burime të afërta me KEK-un.
Kjo krizë energjetike do të ndodhë për shkak të vonesës së stërzgjatur të shpronësimeve në Shipitullë, gjë që ka shkaktuar mungesë të madhe të thëngjillit për termocentralet Kosova A dhe B.
“ Edhe ashtu ka kohë që KEK është duke prodhuar me gjysëm kapaciteti, ndërsa pjesë tjetër e energjisë është duke u siguruar nga importi”, thonë këto burime.
Ndërkohë siç edhe dihet importi i rrymës gjatë kohës së dimrit është shumë i shtrenjtë.
Merret vesh se kostoja e importit gjatë muajve nëntor dhe dhjetor ka qenë nga 60-100 euro Megavati, ndërkohë që kosto e rrymës së prodhuar nga KEK është rreth 28 Euro për Megavat.
Kurse, para disa ditësh, ministri I Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kishte deklaruar se për shkak të këtij çmimi të lartë të importit, do të duhej rishikuar tarifat, gjë që nxiti protesta të shoqërisë civile.
Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar shtrejntimin e energjisë elektrike.
Me të ardhë në krye të qeverisë, Haradinaj kishte arritur marrëveshje me banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë, për shpornësimin e pronave të tyre, në mënyrë që KEK-u të vazhdojë me prodhim të energjisë elektrike, por që banorët e këtyre fshatrave tash kanë kushte shtesë.