Albana Vokshi: Në Strasburg u shokuan kur dëgjuan për aferat e Belinda Ballukut dhe skandalin e Vlora Hysenit

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur nga Strasburgu për ndryshimet e propozuara në legjislacionin penal dhe situatën politike në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Vokshi tha se opozita ka kërkuar që ndryshimet e propozuara të marrin opinionin e Komisionit të Venecias.

Ajo ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ndryshimet krijojnë një “superimunitet”, ndërsa foli edhe për rastet e Belinda Ballukut dhe ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit. Vokshi tha se këto çështje janë diskutuar edhe në Strasburg dhe se kërkesa e opozitës mbetet zhvillimi i zgjedhjeve që ajo i cilëson të lira dhe të ndershme.

“Komisioni i Monitorimit miratoi që amendimet që ka propozuar Rama, të shkojnë te Komisioni i Venecias për një opinion. Po ashtu dhe drafti për Kodin Penal, që lë rrugë të hapura për korrupsionin. Dihet qëllimi. Çdo që takojmë na thonë nën zë dhe me zë, të gjithë e njohin se kush është Edi Rama. Po i mësojnë dita-ditës efektet që ka sjellë në ekonomi apo krim. Të gjithë e dinë implikimin e tij në raste korruptive, siç ishte rasti i Belinda Ballukut. Urdhri i tij ishte jo se mbronte Belindën, por mbronte veten e vetë. Të shokuar për AKSHI-n, për rastin e Vlora Hysenit, emërim direkt nga Edi Rama pasi ajo u shkarkua nga Kosova. Në Strasburg u shokuan kur dëgjuan për Belinda Ballukun. Kërkesa jonë është: zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ajo.

The post Albana Vokshi: Në Strasburg u shokuan kur dëgjuan për aferat e Belinda Ballukut dhe skandalin e Vlora Hysenit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme