Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra pasditen e sotme nga babai i tij

Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra pasditen e sotme nga babai i tij, dyshohet se ka qenë në kërkim të autoriteteve policore në lidhje me një rast të dhunës fizik

Deri tek vrasja e biznesmenit ka çuar një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij.

Alberti ka filluar i pari që të sulmojë babin e tij, përderisa ky i fundit i ka bërë presion që të dorëzohet në polici, thonë për mediat burime brenda policisë.

Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë.

Para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare.

Vrasjen e Krasniqit e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Babai i tij tashmë i arrestuar i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Burime mediatike bëjnë të ditur se i dyshuari pas këtij veprimi, ka thirrur Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe u ka thënë atyre se “ejani se e vrava djalin”.

Ndërsa, Krasniqi ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës. Plagosja kishte ndodhur më 13 shtator të vitit 2016 .

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme