Albin Kurti fton në takim qytetarët e Kosovës, mbledh partinë dhe aktivistët

Lëvizja Vetëvendosje do mbledh anëtarët e partisë dhe të gjithë aktivistët në një takim të përbashkët.

Takimi do të mbahet ditën e shtunë me 31 maj, dhe folës kryesor do të jetë lideri i Lëvizjes Albin Kurti. Ndërsa vendi i takimit është zgjedhur Muzeu Historik i Kosovës.

Temë diskutimi do jetë situata politike në vend dhe VV ka ftuar në takim edhe qytetarët.

“Të enjten, më 31 maj, në Muzeun Historik, Albin Kurti bashkë me aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje! do të flasin mbi situatën politike shqiptare. I ftojmë të gjithë qytetarët që e mendojnë politikën të ndryshme prej korrupsionit masiv shtetëror dhe më shumë se biseda e gjithëditur e kafenesë të marrin pjesë.” thuhet në njoftimin që ka bërë Elvis Hoxha nga kjo parti.

Takimet e tilla kanë qenë të shpeshta nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila organizime të tilla dhe debate me aktivistë e qytetarë i ka pasur edhe ne plan programin e partisë./GazetaBlic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme