Albin Kurti i shkon në zyrë Hashim Thaçit. Pak para takimit i nisi një letër, ja çfarë shkruhej në të

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në Presidencë për një takim zyrtar me Presidentin, Hashim Thaçi, për të diskutuar pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Kurti ka arritur në kabinetin e presidentit i shoqëruar nga dy këshilltarë.

Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.

Në orën 10:30 pritet ta takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, qe ishte partner koalicioni në qeverinë tash në detyrë.

Ndërsa pas tij, pritet të vijë kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Nesër, në takime të ndara presidenti do t’i presë kryetarin e AKR-së, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe 6+.

Qeveria e Kosovës është rrëzuar më 25 mars me dy të tretat e deputetëve të cilët votuan pro mocionit të mosbesimit të cilin e inicioi LDK.

Pak para nisjes së takimit Kurti i drejtoi një letër Presidentit Thaçi, ku sipas letrës aty do të diskutohet për kohën e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit.

letra

kurti 2kurti 3kurti 4kurti 5kurti 123

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme