Deputeti Albin Kurti është kthyer në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje pas largimit që bëri me përfundim të mbledhjes.
Tashmë në këtë seli kanë arritur dy Emisarët e Bashkimit Evropian, Christian Hellbach dhe Thomas Bertin.
Duhet shtuar se dy të dërguarit e posaçëm të Evropës Jug-perëndimore kanë zhvilluar sot takime edhe me Presidentin Hashim Thaçi si dhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.
Pas këtyre takimeve nuk ka pasur asnjë deklarim lidhur me diskutimet që janë bërë brenda takimeve