Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë me dije ministrave të kabinetit të tij që marrëveshjet apo projektet, të mos implementohen e publikohen pa miratimin e tij.
“Për të mos u detyruar që të bëjmë punë të dyshitë, kërkoj nga ju që të shqyrtoni procedurat, kualifikmet, dhe sipas ligjit për shërbimin civil të sigurohet dhe respektohet posaçërisht parimi i meritës”, thuhet në njoftimin në zyrtar.