Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur kallëzim penal ndaj Presidentit të shtetit Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Lideri i VV-së Albin Kurti, para dorëzimit të kallëzimit penal akuzoi Presidentin Thaçi dhe Kryeparlamentarin Veseli për deklarata të rrejshme ndaj tij, Glauk Konjufcës dhe Sadri Ramabajës.
““Me rastin e kallëzimit penal, këtu në prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda kundër Presidnetit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kundër kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ne këtë kallëzim penal po e bëjmë sot duke pasur parasysh deklarimet e rrejshme nën betim që këta dy i kanë bërë me datën 28 dhjetor të vitit të kaluar në procesin gjyqësorë, kundër të ashtuquajturit organizatë Syri i Popullit, me rastin e sublimit që kanë bërë këta dy krerë institucionesh kundër Glaukut, meje dhe Sadri Ramabajës. Ata kanë dhënë deklarata të rrejshme dhe këtë e kanë bërë nën betim prandaj ne po bëjmë sot kallëzim penal. Këta dy njerëz që ndodhen në postët më të larta institucionale, kanë rënë në pozita më të ulëta, këta jo që nuk e mberojnë republikën por e rrezikojnë duke shpifur nën betim”, tha Kurti para mediave.
Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar të VV-së Konjufca, deklaroi se përkundër gjendjes në sistemin e drejtësisë ata vazhdojnë të besojnë se ka prokurorë të guximshëm dhe mund ta qojnë këtë rast deri në fund.