Albin Kurti për Euronews: Unë jam pro një bashkimi me Shqipërinë

Albin Kurti kreu i VetëVendosjes që ka fituar zgjedhjet parlamentare disa ditë më para në Kosovë ka dhënë një intervistë për Euronews.

Deklaratat e tij bënë shumë jehonë kur u shpreh pro bashkimit me Shqipërinë, “Nëse do të mbahet një referendum për bashkimin me Shqipërinë unë do të  votoj pro” tha ai.

Mbi 90% e 1.8 milion njerëzve të Kosovës janë shqiptarë etnikë dhe perspektiva e një bashkimi midis dy kombeve është e popullarizuar si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, shkruan Euronews.

Gjatë intervistës Kurti foli për disa problem kryesore që do të adresohen gjatë qeverisjes së tij në Kosovë.

Ne kemi në plan të zgjedhim kryetarin e parlamentit, një qeveri të re dhe një president të ri. Na duhen dy të tretat e deputetëve për të mbështetur votën. Unë mendoj se pas kësaj fitore të mundshme është e mundur që t’i kesh në dhomë sepse ata e dinë vullnetin e njerëzve. Nëse ata do ta kishin imagjinuar bojkotimin më herët, unë jam i sigurt se ata kanë mendime të dyta sepse do të humbnin edhe më shumë mbështetje në mesin e njerëzve. Ata nuk kanë mundësi të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Nëse kjo do të ndodhte, gjë që nuk mendoj se do të ndodhë, atëherë në raundin tjetër të zgjedhjeve mendoj se ato do të zhduken krejtësisht.”

“Ne planifikojmë të fillojmë të alokojmë fonde të përshtatshme për vaksinimin dhe një program përparësish në lidhje me grupet shoqërore të cilët duhet të vaksinohen së pari dhe me çfarë rendi, dhe kemi në plan të kemi 60 përqind të popullsisë të vaksinuar deri në këtë vit, në bashkëpunim me BE.”

Sa i përket marrjes së vaksinave nga Serbia, Kurti është shprehur i prerë se nuk do të pranojë asnjë donacion nga ata.

Jo, ne nuk do të marrim vaksina nga Serbia, e cila merr vaksinat nga Rusia dhe Kina. Si për nga vlerat ashtu edhe për nga interesat, orientimi ynë ka qenë gjithmonë drejt Perëndimit.

Po ashtu Albin Kurti u shpreh edhe për çështjen më sensitive që e pret në të ardhmen: Dialogu me Serbinë.

Epo, unë mendoj se Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj. Ata shkaktuan katër luftëra në ish-Jugosllavi dhe duket se nuk ka keqardhje, asnjë pendim, për këtë brenda shtetit për këtë. Është e rëndësishme që të ketë ndryshime në Serbi në lidhje me mënyrën se si ata e shohin Kosovën.

Unë jam gati të përfshihem në një dialog ku njerëzit do të jenë përfituesit. Por mendoj se nuk është e pranueshme për askënd në Kosovë – natyrisht, duke përfshirë edhe mua – që të përfshihen në një dialog ku supozohet se do të kompensojmë shtetin e Serbisë për humbjen e këtij shteti gjatë kohës së Millosheviqit. Serbia kreu gjenocid në Kosovë.

Ne nuk kemi pse të lexojmë libra historie ose të dëgjojmë gjyshërit tanë. Ne e përjetuam atë. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të adresosh drejtësinë që vonohet dhe mohohet dhe bazohet në të kaluarën në mënyrë që të kemi më shumë paqe, siguri, stabilitet dhe pajtim afatgjatë.

Unë mendoj se është e nevojshme. Çfarë tjetër do të bëjë Serbia, të provojë dhe të na sulmojë përsëri? Unë mendoj se ata duhet të largohen nga Federata Ruse dhe nga Kina dhe ata duhet të përpiqen ta bëjnë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ata duhet të çlirohen nga Kosova. Ne e çliruam Kosovën nga Serbia. Unë mendoj se Serbia duhet të çlirohet nga Kosova.

Ndërsa në fundin e intervistët ai dha edhe një mesazh për Bashkimin Europian, “Evropa duhet të reformojë vetveten dhe jo vetëm objektivin e saj të zgjerimit. Ballkani Perëndimor dhe BE janë shumë të rëndësishme për njëri-tjetrin.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme