Albin Kurti politikani më i votuar në Kosovë

45% e zgjedhësve kosovarë kërkojnë të kenë sërish Albin Kurtin si kryeministër, ndërsa 41.1% do të votonin pro koalicionit aktual qeverisës Vetëvendosje / Lista Guxo, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani.

Këto janë përfundimet e një hulumtimi nga kompania e sondazheve “Source” në bashkëpunim me Albanian Post.

 Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës renditen shumë më poshtë koalicionit qeveritar dhe as të dyja sëbashku nuk e arrijnë në përqindje.

PDK-m shkon në kuotën 19.6%, derisa LDK-ja ka marrë 19.2% . Pas tyre renditet koalicioni i fundit parazgjedhor, ai në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate ka 5.8%.

Ndërsa, në pyetjen se se kush duhet të jetë kryeministër i vendit, radha e preferencave është e njëjtë si ajo për partitë, veç se përqindjet dallojnë më shumë për vendin e parë.

Albin Kurti prin me 45.6%, një dallim prej 4.5% me partinë e tij, ku Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo kanë marrë 41.1%.

Bedri Hamza ka 20.5% si Kryeministër, Partia Demokratike e Kosovës 19.6%.

Ndryshe është gjendja për Lumir Abdixhikun si kryeministër me 18.6%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me 19.2%.

Ramush Haradinaj si Kryeministër merr 6.2% të votave, ndërsa AAK në koalicion me Nismën vetëm 5.8%.

Këto të dhëna janë mbledhur në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor, nga 1050 respodentë në 28 komuna të Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme