Kryeministri kosovar, Albin Kurti e vuri gishtin te plaga e shpopullimit teksa po fliste në parlamentin shqiptar. Ndryshe nga Edi Rama, që nuk e prek këtë çështje, Kurti tha se ajo është drama e madhe e shqiptarëve. Ai u zotua për t’i dhënë fund kësaj drame.
“Hapësira jone publike nuk janë çiflige të bllokuara me tapi. Na duhet të jemi më shpesh bashkë dhe të punojmë së bashku.
E di se atje nuk po shkoni për qejf, por prej brengës. E di që ende nuk kemi bërë mjaftueshëm për t’ua kthyer besimin në institucione, drejtësi, shtet dhe politike që ta mendoni rritjen e fëmijëve në dheun tuaj. Por ne do e vazhdojmë këtë betejë deri në fund dhe do e fitojmë edhe me ndihmën tuaj. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet. Puna është rruga jonë, nderi e besa janë cilësitë tona ne do t’i tregojmë botës se ashtu siç po nxjerrim këngëtarë, shkencëtarë, sportistë e afaristë ashtu do të bëjmë shtetin dhe demokracinë e suksesshme,” tha Kurti.
© SYRI.net