Albin Kurti takon përfaqësuesin e Këshillit Evropian

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti së bashku me nënkryetaren Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, mbrëmë u takuan me përfaqësuesit e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, Fredrik Wesslau, drejtor i Programit “Evropa e Zgjeruar”, Vessela Tcherneva, Drejtore e Programeve, dhe Tania Lessenska.Ashtu siç bëhet e ditur në një komunikatë për media në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike dhe çështjen e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkimin e kufirit. “Kryetari Albin Kurti e njoftoi delegacionin me qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! rreth marrëveshjes për ‘Demarkacionin’, por edhe për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë dhe idetë e VETËVENDOSJE!-s për të dalur nga kriza e për ta nisur progresin”, thuhet në njoftim.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, dhe deputetja, Fitore Pacolli. Aty u diskutua edhe për perspektivën e integrimit të Kosovë në BE si dhe për hapat që duhet ndërmarrë shteti ynë në këtë drejtim.“Përveç tjerash, u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik e politik mes Kosovës dhe Shqipërisë, për investimet ekonomike si dhe për situatën energjetike në vend”, thuhet më tej në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme