Albin Kurti tregon çka duhet bërë para se të nis dialogu me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook, se Kosova para se të rinis dialogun me Serbinë, duhet të kalojë nëpër katër etapa përgatitore dhe tri lloje të debateve.Shqyrtimi i dialogut nga viti 2011-2017, Synimet dhe kërkesat dhe kushtet e Kosovës ndaj Serbisë dhe strategjia e ekipit kosovarë, janë disa nga pikat që sipas Kurtit duhet të bëhen para se të nisen në Bruksel.Postimi i Albin Kurtit:

Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, katër etapa përgatitore janë të domosdoshme në Kosovë:1) Shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017 dhe i rezultateve të tij;2) Synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë;

3) Parimet dhe kushtet e dialogut të ri;4) Ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës.Dhe, tri lloj debatesh duhen bërë:1) Në Kuvendin e Republikës së Kosovës;2) Në shoqërinë kosovare me shoqatat e familjeve të të pagjeturve, pakicat, UP-në e AShAK-un, me ekspertët e ekonomisë etj.;3) Me BE-në si ndërmjetësuese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme