Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kosovës aktualisht nuk i duhet dialogu me Serbinë, por i duhet zhvillimi dhe drejtësia. Ai ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, kur flet për Kosovën, flet sikur të ishte komandant.
Këto komente ai i ka bërë në tryezën e organizuar nga Forum 2015, me temën ‘ Përfundimi i dialogut, Çfarë mund të presë Kosova nga ky process”
Ai ka thënë se ‘dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioritet i 2 milionë qytetarëve’
‘Vuçiqi ka thënë para pak kohësh se Serbia nuk mund të kthehet në Shtime dhe Malishevë. Vuciqi tha se nuk mund të kthehemi në Shtime dhe Malishevë. Në njërën anë, flet si komandant ushtrie, në njërën anë nuk e mendon kthimin në ato vende por diku tjetër. Ne kemi prezantuar një platformë të paërimeve të përgjithshme ku themi se nuk duhet ndrydhet historia. Ne parashohim që të fillojmë me një dialog me serbët e Kosovës që besojmë se është urgjent”, ka thënë Kurti, shkruan Periskopi.
“Shteti i Kosovës është për tokë, nuk po them të fillojmë të vrapojmë por së paku të ngritemi në gjunj.Prioriteti jonë nuk është dialogu me Serbinë, janë punësimi dhe drejtësia. Kjo besoj që është prioriteti për Kosovën”, ka thënë ai./Periskopi/