Albulena Haxhiu sërish në derë të Kushtetueses, e dërgon në gjykatë edhe Demarkacionin

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i cili dje u ratifikua në Kuvend, pavarësisht kundërshtimit të kësaj partie
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu. Sipas saj, projektligji për demarkacion do të dërgohet në gjykatë brenda javës së ardhshme”.

“Po, kemi vendosur që ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe jemi duke punuar ne atë drejtim. Do t’a dërgojmë brenda afatit 8 ditor, ashtu siç e parasheh Kushtetuta”, tha ajo.

Këtë vendim, Haxhiu e ka arsyetuar me atë se projektligji në fjalë ka pasur shkelje të shumta kushtetuese “sidomos ajo e cenimit të elemementit konstituiv të Shtetit të Kosovës, territori”.

Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikoi marrëveshjen për demarkacion pas pesë tentimesh, pasi që deputetët nga radhët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës për të pamundësuar votimin.

Në këto rrethana, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka urdhëruar përjashtimin e disa deputetëve nga radhët e VV-së.Gjatë procedimit të votimit, nga Vetëvendosje mbeti vetëm shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. Shtatë deputetë u shoqëruan në Polici, kurse të tjerë u përjashtuan apo nuk u paraqitën fare në sallë gjatë aktit të votimit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme