Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se më parë mund të jetë e rrejshme përleshja fizike mes Arben Gashit dhe Xhavit Halitit se sa koalicioni që LDK dhe PDK kanë në Pejë.
Haliti nga PDK dhe Gashi nga LDK dje fyen njëri-tjetrin, ndërkaq sot ky i pari e shtyu me forcë Gashin në Kuvend.
“Arben Gashi dhe Xhavit Haliti u përleshën fizikisht sot në Kuvend. Situatë primitive primitivësh? Ndoshta edhe kjo. Por, që të dy këta vijnë nga Peja dhe mbase duan që të besojmë se koalicioni LDK-PDK në Pejë është i rrejshëm”, shkruan Haxhiu në Facebook.
“Më parë e rrejshme ishte vetë kjo përleshje. E vërteta e tyre është koalicioni. E vërteta e tyre është se janë bashkë, shumë afër, tepër afër, aq afër saqë po ndeshen. Ndeshen e duket se përleshen”.