Alda Bardhyli hap dyert e një ambienti të ri për librin dhe leximin.

Alda Bardhyli hap dyert e një ambienti të ri për librin dhe leximin. Nga një zyrë e vogël në Ministrinë e Kulturës, tanimë libri ka një shtëpi të re, një shtëpi që, sipas gjasave, u krijua për të ndihmuar autorët, përkthyesit, krijuesit e rinj, por edhe lexuesit që librin ta kenë një mik të mirë.

Bashkë me ministren e Kulturës, Elva Margariti, në ditën e parë zyrtare të kësaj qendre, Bardhyli njofton edhe hapjen e thirrjes për fondin e përkthimit, një fond që prej vitesh lëvrohet nga Ministria e Kulturës.

Megjithatë, sipas ministres Margariti, disa fonde që do të përdoreshin për shfaqje që pandemia i anuloi, do t’i kalojnë librit, pasi ai është i vetmi që nuk na braktisi në këto kohë të vështira.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme