Ndaj mënyrës së zgjedhjes së kryetarit të këshillit të komunës së Gostivarit, kanë reaguar këshilltarët e koalicionit Alenca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Nëpërmjet një kumtese, ata thonë se deri dje kanë pasur një shumicë prej mbi 16 këshilltarësh për të konstituuar Këshillin e Komunës së Gostivarit, andaj edhe kanë inicuar konvokimin e seancës konstituive.
“Por, mbrëmë në orët e vona në Gostivar ka qëndruar ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë. Oliver Spasovski dhe duke keqpërdurur postin, ka arritur që me kërcënime dhe me shantazhime, të detyrojë disa këshilltarë të partive të vogla të kalojnë në anën e humbësit të zgjedhjeve”, thuhet në kumtesën e përbashkët të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA.
Si rrjedhojë, këshilltarët e këtij koalicioni e kanë lëshuar seance konstituive, duke e cilësuar zgjedhjen e kryetarit të komisionit si manipulim të skajshëm.