Burime nga brenda BDI dhe LSDM, thonë se partenr i ri i koalicionit qeveritar do të jetë PDSH e Menduh Thacit, sepse Aleanca për Shqiptarë do të përjashtohet nga qeveria pas koalicionit të fshehtë që ata kanë me Levizjen Besa në Dibër, Gostivar, Çair dhe Strugë që në raundin e parë, i cili do vazhdojë dhe në raund të dytë.
Kjo do të bën që edhe në bllokun politik shqiptar të krijohen dy blloqe kualicionimesh , dhe atë njëri bllok do jetë BDI, RDK dhe PDSH, ndërsa tjetri do të jetë Aleanca për Shqiptarë dhe Lëvizja Besa. Blloku i parë tani më ka koalicion zyrtar qeverisës me LSDM-ne, ndërsa tjetri, blloku Lëvizj Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë koalicion të fshehte me VMRO- DPMNE-në.