Aleanca për Shqiptarët ka reaguar rreth dezinformatave dhe akuzave që u janë drejtuar

Në reagimin e tyre thuhet”Aleanca për Shqiptarët dhe liderët e saj, edhe gjatë fushatës e kanë nënvizuar se marrëveshja mes subjekteve politike shqiptare për ti unifikuar kërkesat ndaj palës tjetër duhet kuptuar si obligim dhe detyrim për të gjithë faktorët politik shqiptarë. Aleanca për shqiptarët vazhdimisht edhe para zgjedhjeve ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të bashkëpunuar me subjektet politike opozitare. Këtë e kemi argumentuar në të gjitha paraqitjet tona televizive dhe gjatë fushatës. Kemi numëruar shumë argumente, duke filluar nga takimi ynë i përbashkët në Prishtinë, e deri tek pjesëmarrja jonë në protestën e 9 Majit që e organizoi Lëvizja Besa, pra ne gjithmonë kemi treguar gatishmëri për të unifikuar spektrin e përbashkët shqiptar opozitar.

Akuzat e fundit, lidhur me takimin e liderëve të Aleancës dhe liderin e BDI, dikush mundohet ti përdor si alibi politik për mos pjesëmarrjen e tyre në tryezën e përbashkët. Dikush nuk donë që pala shqiptare dhe votuesit shqiptarë të jenë të unifikuar për të parashtruar kushte palës maqedonase kush do qoftë ajo. Aleanca për shqiptarët, ju bën thirrje edhe oponentëve politik, që ti evitojnë spekulimet dhe shpifjet për gjoja ndonjë koalicion të mundshëm qeveritar, duke përdorur portale informative, gazetar, dhe kryeredaktor për të atakuar pamëshirshëm ndaj një takimi i cili ishte transparent për mediat dhe shqiptarët. Ju bëjmë thirrje edhe eksponentëve politik të Lëvizjes BESA të cilët nëpërmjet mekanizmave të tyre po shpifin lajme dhe dezinformata, që në mënyrë transparentë të takohemi në ndonjë debat televiziv, për ti qartësuar këto dilema dhe për t’u dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë akuzave të tyre që i plasojnë nëpërmjet portaleve që i kontrollojnë ata. Po ashtu i pyesim publikisht, cila është arsyeja e vërtetë e mos bashkëpunimit tuaj me subjektet tjera politike për kërkesat e shqiptarëve?”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme