Aleanca: Vendimi i Ivanovit përshkallëzon situatën

Pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Në reagimin e saj thuhet se fjalimi i Gjeorgje Ivanov drejtuar mbarë vendit, më shumë i ngjau një fjalimit të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një Presidenti të vendit që në raste të këtilla do të duhej të ishte vigjilent dhe ti shërbejë interesave të gjëra për qetësimit të gjakrave dhe të amortizojë përshkallëzimin e situatës.

“Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike të asnjë etniteti të caktuar.  Deklarata e partive shqiptare në radhë të parë parasheh parandalimin e zgjidhjes së një Presidenti, Kryeministri dhe Qeverie jo kompetente dhe kriminale siç kishim deri më tani. Nuk do të lejojmë shpërdorimin e Ligjeve, Buxhetit dhe jetëve të personave të pafajshëm” thuhet në njoftimin e Aleancës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme