“Aleks” përmbyt Italinë, Francën dhe Britaninë/ Viktima, të zhdukur dhe shtëpi e rrugë të shkatërruara

Italia, Franca dhe Britania e Madhe janë pushtuar nga stuhia “Aleks”. Deri tani të paktën raportohet për dy njerëz të vdekur dhe 20 të zhdukur. Stuhia e fuqishme goditi Francën juglindore dhe Italinë veriperëndimore. Në veriperëndim të Italisë, përmbytja u konsiderua si historike.

Dy viktimat u shënuan atje, një zjarrfikës 53-vjeçar në Luginën Aosta i cili vdiq gjatë një operacioni shpëtimi dhe një 36-vjeçar, makina e të cilit u fut në një lumë në rajonin e Piemonte. Vëllai i tij arriti të dilte nga makina. Një pjesë e një ure kryesore mbi lumin Sesia në provincën Vercelli të Piemonte u shemb pak pasi ishte rihapur të shtunën pasdite.

Në pjesën tjetër të Piemonte, rrugët në disa fshatra u bënë të pakalueshme. Zyrtarët e cilësuan situatën si jashtëzakonisht kritike. Stuhia preku gjithashtu rajonet veriperëndimore të Lombardisë dhe Ligurisë.

Për shkak të erërave të forta dhe shirave të rrëmbyeshëm, një numër fshatrash në veri të Nicës në Francë pësuan dëme serioze. Pati rrëshqitje toke dhe shtëpi, rrugë e ura të shkatërruara. Kryeministri francez, Jean Castex ka nxjerrë ushtrinë në rrugë për të ndihmuar dhe ka vënë në dispozicion fonde emergjente për të menaxhuar situatën. Deri në 20 persona janë të zhdukur.

“Ka shumë njerëz për të cilët nuk kemi asnjë lajm”, tha Castex.

“Aleks” goditi edhe Britaninë e Madhe, duke lënë shkatërrim dhe përmbytje. Në Mbretërinë e Bashkuar ra shi në këto dy ditë sa për një muaj të tërë.

    

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme