Aleksei Navalny, njeriu që po ia rrezikon pushtetin Putinit

Njeriu që po i bën opozitë Vladimir Putnit, Aleksei Navalny, thotë se ka mbledhur mbështetje të mjaftueshme për të garuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi, derisa mbështetësit e tij kanë organizuar tubime në 20 qytete në gjithë vendin, për të marrë nënshkrime.

Navalnyt, një kritik i zëshëm i Kremlinit, nuk i lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet e marsit 2018 për shkak se ishte i dënuar nga gjykata ruse, por për këtë dënim ai thotë se ishte politikisht i motivuar.

Navalny mund të jetë kandidat, nëse dënimi tërhiqet ose nëse atij i jepet e drejtë speciale.

Në tubimin e mbajtur sot në Moskë, Aleksei Navalny e ka përshkruar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, si “president i keq”.

Afro 800 mbështetës të Navalny janë tubuar për ta paraqitur mbështetjen formale në një tendë gjigante në bregun e një lumi të mbuluar me borë.

Kjo mbështetje është vëzhguar edhe nga zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë, që ishin të pranishëm në këtë tubim.

Tubime të tilla janë mbajtur edhe në 19 qytete të tjera të Rusisë, përfshirë qytetet Shën Petersburg, Vladivostok, Novosibirsk, Perm, Omsk dhe Krasnojarsk.

Navalny tha se sipas ligjit, atij i duheshin 500 nominime në secilin prej 20 qyteteve në gjithë vendin.

Ai më vonë në rrjetin Twitter ka shkruar se i ka siguruar nënshkrimet e nevojshme dhe se “është bërë kandidat zyrtar i nominuar nga grupet aktiviste dhe votuesit” dhe i ka falënderuar shumë mbështetësit që kanë marrë pjesë në fushatën e tij në të gjitha rajonet e vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme