Alergjia ndaj kikirikëve mund të trajtohet duke krijuar tolerancë

Alergjia në kikirikë mund të trajtohet përmes një tretmani që gradualisht ndërton tolerancën ndaj tyre, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Testimet janë zhvilluar me 500 persona të moshave 4-17 vjeçare në SHBA dhe Evropë.

Ata nuk mund të toleronin as një të dhjetën dozë të kikirikëve, ndërsa pasi kishin administruar doza të vogla përgjatë një viti dy të tretat e tyre mund të toleronin të paktën dy kikirikë në tërësi.

Profesori George du Toit ka deklaruar se këto te gjetura janë tejet të rëndësishme.

Sipas tij përmes trajtimeve afatgjate mund të menaxhojnë alergjinë ndaj kikirikëve dhe parandalimin e reaksioneve të rrezikshme në rast të ekspozimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme