Ahmeti afër moshës së pensionit, shqiptarët e pensionuan para kohe më 11 dhjetor!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Ahmeti ka lindur më 4 Janar të vitit 1959. Edhe pse deri në mbushjen e moshës 64 vje;are për pension i kanë mbetur edhe 6 vite, votuesit shqiptarë e pensionuan atë nga politika më 11 dhjetor, duke i dhënë një goditje të rëndë dhe 70 mijë vota më pak se në vitin 2014.

Në biografinë e këtij politikani kontravers, thuhet se në vitet 1984/86 ka ndihmuar në ripërtëritjen e Lëvizjes Popullore të Kosovë “LPRK”. Në vitin 1986, pas arrestimeve te mëdha që u bën në trojet Shqiptare nen pushtimin e Jugosllavisë, Grupit “OMLK-, Ahmeti fiton azil politik në Zvicër, ku jeton deri në vitin 2001 dhe vepron në Këshillin e LPK-së Kantoni i Luzernit ku kishte rolin e veçantë në Lëvizjen Popullore të Kosovës-së, “LPRK- dhe me vone LPK.

Ali Ahmeti ka qenë njëri ndër themeluesit e “Ushtrisë Çlirimtare” është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte ne kierarkinë më të lartë të Levizjes Popullore të Kosovës, LPRK- dhe me vone LPK-, ishte ne sektorin e Veçante të LPK-së, qe ishte i lidhur drejteperdrejte me Shtabin e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” të cilin e perbenin, Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Këta ishin te lidhur ngusht me kordinatorin e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” Nait Hasani. Edhe pse thuhet që lufta e Kosovës ishte e lidhur ngushtë me Ali Ahmetin, organet serbe të drejtësisë asnjehër nuk kanë ngritur ndonjë padi ndaj tij, e as kanë shpallur fletëarrest, si; kanë shpallur për shumë përfaqësues tjerë, e madje edhe për ushtarë të thjeshtë të UÇK-së. Ky fakt i hedh një njollë dyshimi “aktivitetit të tij patriotik”, bashkë me disa ngjarje tjera të dyshimta gjate luftes.

Në vitin 2001 Ahmeti zgjidhet Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit të nënshkruar në gusht dhe shpërbërjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në shtator të këtij viti, Ahmeti angazhohet aktivisht në procesin e implementimit të Marrëveshjes Kornizë. Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2002 ai e inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në një platformë të disenjuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes paqësore.

Në qershor të vitit 2002, Ahmeti e themelon Bashkimin Demokratik për Integrim dhe zgjidhet Kryetar i kësaj partie. Në shtator të vitit 2002, Bashkimi Demokratik për Integrim e fitoi besimin e shumicës dërrmuese të elektoratit shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë. Ali Ahmeti u zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim hyri në koalicionin qeveritar.

Me 9 dhe 10 maj te vitit 2015, policia maqedonase granaton Lagjen e Trimave ne Kumanove, me ç’rast vriten dhe arrestohen shume bashkeluftetare te Ahmetit, kurse ai nuk e leshon koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-ne e Nikolla Gruevskit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme