Shqiptarët nuk dinë ta flasin gjuhën shqipe, e veçanërisht atë administrative. Një pjesë e tyre nuk e kanë edukatën e duhur dhe prandaj zbatimi i saj do të kërkojë kohë dhe do të jetë i vështirë! Të paktën kështu mendon Ali Ahmeti dhe mbase, në mendjen e tij, ky ka qenë edhe shkaku pse Bashkimi Demoraktik për Integrim nuk bëri asnjë hap në këtë drejtim gjatë gjithë këtyre viteve në Qeveri.
“Dhe tani, me rastin e përmbylljes së ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, sigurisht se do marr kohë materializimi i këtij ligji sepse, të jemi transparent, të jemi shumë të hapur – akoma një pjesë e shqiptarëve sintaksën e përdorin në gjuhë të huaja. Mungon edukata e përdorimit të gjuhës administrative. Nuk është një lloj gjuha e përdorur e përditshme dhe gjuha administrative dhe duhen shumë trajnime, duhen shumë angazhime”, kështu ka deklaruar Ali Ahmeti i pyetur lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe dhe arritjet e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në 16 vjetorin e nënshkrimit të saj.
https://www.facebook.com/portalisakte/videos/723148911207154/
Përndryshe, ministrat e Ali Ahmetit i cili fajëson shqiptarët për mungesë edukate dhe të njohjes së gjuhës shqipe, në të kaluarën i drejtoheshin në gjuhën maqedonase njëri – tjetrit, siç ishte rasti i komunikimit midis ish Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe ai i vetëqeverisjes lokale, Tahir Hani.
Po ashtu, nuk duhet harruar fakti se Ministria e Arsimit dikur udhëhiqej nga kuadro i BDI – së, i cili mbahet në mend më shumë për cilësinë e biftekut sesa për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Maqedoni. Ministri i tij kishte bere shpenzimet marramendëse, për 5 muaj 20.000 euro harxhime. nga muaji Janar deri në Maj ka harxhuar 20.000 euro nga paratë e shtetit. Restorantet luksoze, hotelet me 5 yje dhe ato me 4 yje, bënë që llogaria zyrtare e Ademit të shënojë ato shifra si shpenzime.
Të gjitha këto para janë harxhuar në restorantet elite si “Vodenica”, “La Teraca”, Restoranti “Momir” në Ohër, “Mikei” në Kamnik. Shumat janë të ndryshme, duke filluar që nga ato llogaritë më të thjeshta prej 1.000 denarëve e deri te ato me 40.000 denarë. Për biftek viçi Ademi ka paguar 5.200 denarë./Sakte.net