Ali Ahmeti bashkë me Thaçin, Veselin e Haradinajn zbulojnë shtatoren e heroit, Xhavit Haziri

Në oborrin e shtëpisë së kulturës `Xhavit Haziri`në Obiliq, u bë përurimi i shtatores së atdhetarit emërin e të cilit e mban ky objekt.Pjesë në ketë ceremoni të përurimit mori edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri në largim Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari në detyrë Kadri Veseli.

Përveç këtyre, aty u panë edhe figura të tjera nga skena politike, deputetë e aktivistë të tjerë si edhe bashkëpunëtori i Xhavit Hazirit nga Maqedonia, Ali Ahmeti.Përurimi i kësaj shtatoreje u bë me rastin e ditëlindjes së 59-të të Xhavit Hazirit, kurse më 17 shtator mbushën 21 vjet nga zhdukja e tij, kur u rrëmbye në Prishtinë nga shërbimi sekret serb në mënyrë tinëzare.

Xhavit Haziri ishte promotor i krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai nuk iu nënshtrua asnjëherë pushtetit jugosllav, ndërsa dha kontribut edhe në luftën për liri e ribashkim kombëtar, që nga vitet 80-të, ishte i paluhatshëm me veprimet në organizatën ilegale – LPK dhe, në kuadër të kësaj organizate, do të formojnë e strukturojë edhe UÇK-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme