Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të sotëm të liderëve në një deklaratë për mediet e ka bërë me dije qëllimin e mbajtjes së këtij takimi dhe takimeve që pritet të mbahen në mënyrë intensive edhe javën që pason.
Ahmeti ka deklaruar se gjërat që na dallojnë prej partive tjera politike janë shumë të vogla në krahasim me çështjet e mëdha shqiptare që na bashkojnë dhe që presin zgjidhje prej shqiptarëve. “Duke e patur vullnetin e mirë të shumicës së partive politike shqiptare për të bërë një takim i përbashkët mes forcave politike këtu në Maqedoni ne arritëm që këtë takim ta realizojmë.
Dallimet janë shumë më të vogla sesa çështjet e mëdha që na bashkojnë që ne si shqiptar të dalim me një zë për çështjet që kanë të bëjnë me të gjithë shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, pa dallim se i cilës parti është. Gjërat që kanë të bëjnë me shqiptarët janë shumë të përbashkëta.
Java që pason ne sërish do të takohemi për të parë dhe për të bërë një analizë mbi zhvillimet në vend dhe do t`i harmonizojmë të gjitha qëndrimet si parti politike gjithmonë duke patur për bazë platformat dhe doktrinat tona.”, deklaroi Ahmeti, raporton TetovaSot. Përndryshe, në takimin e sotëm të liderëve munguan PDSH dhe Lëvizja Besa që e bojkotuan këtë takim të iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1417648934935233/