Ali Ahmeti fillon me koordinimin e aktiviteteve gjatë fushatës parazgjedhore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot me fillim në orën 12:00, në selinë e BDI-së në Tetovë, do të mbajë takim me Shtabin Qendror Zgjedhor, kryetarët e shtabeve komunalë dhe kryetarët e degëve të partisë.

Qëllimi i këtij takimi është koordinimi i aktiviteteve për fillimin e punës së shtabit qendror dhe atyre komunale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me fokus të veçantë për aktivitetet e shtabit zgjedhor të diasporës.