Ali Ahmeti: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstad, me të cilin kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në Maqedoni, por edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Lideri Ahmeti njoftoi Ambasadorin Bjornstad rreth përgatitjeve të Bashkimit Demokratik për Integrim në vigjilje të referendumit dhe theksoi gatishmërinë e lartë të të gjitha strukturave të BDI-së për të kontribuar për rezultat të suksesshëm më 30 shtator.

Sipas një komunikate të BDI-së, Ahmeti gjithashtu përsëriti rolin e rëndësishëm të opozitës duke e ftuar të bëhet pjesë e përfundimit të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt Brukselit.

Sa i përket zhvillimeve rajonale, Ahmeti mbështeti dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë për të gjetur zgjidhje përfundimtare për njohje të ndërsjellë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme