Ali Ahmeti në Tv 21: Besa është kaosi i gjithë këtijë konfuziteti që u shkaktua në politikën ditore në Maqedoni !

I ftuar i sontshëm ne Tv21 është Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Ahmetit mendon se presidenti platformën e ka më shumë si pretkest sepse disa here e kemi shpjeguar që ajo përbën një deklarat të hartuar mes partive politike, mirëpro politikat ditore keqpërdoren, është bërë aq banale dhe ka vene në lëvizje të gjitha qëndrat infromative të përmasave ndërkombëtare, deklaron Ahmeti përcjell Almakos.
Agjensi nga më të njohurat mbarë botërore vinë e më intervistojnë për këtë deklarat, duhet thënë që më ka shqetësuar kjo bujë me të vetmin qëllim për ti arsyetuar Ivanov qëndrimet e veta kundërthënëse ndaj deklataratës, kur asgje s’ka jashta Kushtetutës.
Në atë takim ku është hartuar dhe jemi marr vesh mes partive , Besa në mos pjesmarrje bëri letër të hapur që Edi Rama të pranojë autorsin (Ahmeti harron faktin që deklarata u inicua drejtpërsëdrejti nga vetë kërkesa e Kryeministrit) , një autorsi të pa qenë, meqë Rama bëri një akt vllazëror për të na dalë në ndihmë.. Mirëpo këtë autorsi që insistoi Besa, Ivanov e Gruevski dhe analistë maqedonas e shfrytëzuan se ja një parti politike shqiptare kërkon që Kryeministri i Shqipërsië të marr përsipër iniciativën, gjë që aludon se Shqipëria ndërhyn në çështjet e brendëshme të një shteti tjetër. Sipas Ahmetit, Besa është kaosi i gjithë këtijë konfuziteti që u shkaktua në politikën ditore në Maqedoni, shton Ahmeti.

Ahamti thekson që “ne përherë e kemi kontestuar presidentin e ashtuquajtur Gjorge Ivanov”.
“Ai nuk luan rolin e duhur të afrojë palët, vetë arsyet i komplikon për të mos gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe të hyjë vendi në rrugën e normalitetit.
Kemi krizë politike dhe po ngarkohet kjo edhe me krizë kushtetuese. Uroj që kjo të mos rrëshqas në krizë ndëretnike dhe ajo do të ishte më keq për vendin”, përfundon Ahmeti.

“Pa një marrëveshje të mirëfilltë mes palëve si përfaqësues të komuniteteve shumicë, LSDM-së, VMRO-së, BDI-së dhe partive tjera, ne nuk mund të bëjmë eksperimente dhe prova si në teatër, të shkojmë në parlament pa një marrëveshje paraprake.
Dhe jo të shkojmë në parlament për të parë njëri tjetrin dhe për të shkëmbyer ca sharje dhe ofendime, por për të zhvilluar një seancë ku do të zgjidhet një komision për emërime, dhe të zgjidhet kryetari i Parlamentit”, tha Ali Ahmeti në TV21 speciale./Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme