Ali Ahmeti ngatërrohet keq…?!

Lideri i BDI-së Ali Ahmet me veprimet e tij politike ka ngatërruar opinionin publik në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

Gati në muaj që zhvillon konsultime për formimin e qeverisë me subjektet maqedonase, ndërsa sot pa pritur Ahmeti deklaroi se po shqyrton opsionin e mbetjes së partisë në opozitë.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani i cili deklaroi se, ka gjasa që BDI-ja të mbetet në opozitë dhe ta ndihmojë qeverinë e pakicës.

Deklarata gjithashtu konfuze janë paraqitur edhe nga dy partitë tjera opozitare, të cilat akoma nuk janë deklaruar qartë nëse do të hyjnë në një qeveri me liderin opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

Ziadin Sela nga Aleanca sot betonoi edhe në njëherë qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e një koalicioni që nuk do ta barazonte shqipen me maqedonishten.

Drafti për ligjin për gjuhën shqipe është i përgatitur me kontributin tonë dhe janë gjërat kryesore, të cilat ne i mendojmë se duhet të jenë në ligj dhe akoma do të punohet në mënyrë që të jetë një ligj i mirëfilltë për përdorimin e gjuhës shqipe dhe i barabartë – deklaroi Zijadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkaq, nga Lëvizja Besa thonë se nuk kanë njohuri rreth përmbajtjes së propozim/ligjit për shqipen.

Është e cuditshme kjo tërheqje e pa pritur e partive shqiptare, posaqërisht, Bashkimi Demokratik për Integrim. (INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme