Ali Ahmeti: Pas Ligjit për gjuhën, ta ndërtojmë BDI-në e së nesërmes

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim po mban mbledhjen e radhës më 16 mars në  selinë e partisë në Tetovë.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari Ali Ahmeti ftoi anëtarët e kryesisë për një minutë heshtje në nderim të Sekretarit të Përgjithshëm Abdilaqim Ademi pasi që kjo ishte mbledhja e parë e këtij organi në mungesë të tij.

Më pas, Kryesia Qendrore e BDIsë njëzëri përshëndeti miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ditë më parë në Kuvend, që simbolizon përmbylljen e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, por njëkohësisht përmbyll edhe një kapitull të rëndësishëm të veprimtarisë tonë si kolektiv.

Në fjalën e vet hyrëse, Kryetari Ahmeti rrumbullakësoi kapitullin e parë të veprimtarisë politike të BDI duke rikujtuar çështjet kapitale në këto 17 vite duke theksuar se nga kjo mbledhje duhet të ndërtohet BDI-ja e së nesërmes.

  1. Fitore ne te gjitha proceset zgjedhore: parlamentare, lokale, presidenciale, dhe referendum
  •     zgjedhjet parlamentare të vitit 2002,
  •     referendumin për ndarjen territoriale në vitin 2004,
  •     zgjedhjet lokale të vitit 2005,
  •     zgjedhjet parlamentare të vitit 2006,
  •     zgjedhjet e parakohshme parlamentare tv vitit 2008, z
  •     zgjedhjet lokale dhe presidenciale më 2009,
  •     zgjedhjet e hershme parlamentare më 2011,
  •     përsëri ato të parakohshmet në 2014
  •     zgjedhjet e fundit në dhjetor të vitit 2016.
  •     Zgjedhjet lokale te vitit 2017
  1.            Janë organizuar katër kongrese te partisë
  •     i pari më 19 nëntor 2005,
  •     i dyti më 19 dhjetor 2009,
  •     ndërsa i treti në përvjetorin e partisë më 5 qershor të vitit 2014,
  •     organizuam kongres dyditor tematik në mars të vitit 2015.
  1.           Te arriturat kryesore në këtë 17 vjeçar
  •     ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit,
  •     ndarja territoriale,
  •     Ligji për simbolet kombëtare,
  •     Zyrtarizimi i plote i përdorimit të gjuhës shqipe,
  •     përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në institucionet e shtetit,
  •     rrumbullakësimi i infrastrukturës në arsimin sipëror me legalizimin e USHTsë, hapjen e fakulteteve të reja, konvikteve, sallave të reja sportive,
  •     themelimi i universitetit shtetëror shqiptar në Shkup,
  •     themelimi i shumë shkollave, çerdheve, sallave sportive,
  •     ndërtimi i zonave të lira ekonomike në Strugë, Kërçovë, Tetovë, Shkup, Likovë,
  •     marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE,
  •     liberalizim të vizave me vendet e BE,
  •     hapja e dialogut të lartë paraqasës me BE,
  •     Mbyllja e marrëveshjes me Bullgarinë për fqinjësinë e mire
  •     fillimi i gazifikimit për Shkup, Tetovë dhe Gostivar,
  •     ndërtimi i shumë rrugëve dhe autostradës Kërçovë – Strugë,
  •     lidhje energjetike me Shqipërinë,
  •     kalim të kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë pa pasaporta,
  •     demarkacioni i vijës kufitare me Kosovën,
  •     njohja e pavarësisë së Kosovës,
  •     Mbledhjet e përbashkëta qeveritare me Kosovën dhe Shqipërinë
  •     sheshi Skënderbeu, sheshi Iliria, sheshi i flamurit, Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Josif Bageri, Nexhat Agolli, Pjetër Bogdani në Shkup,
  •     shënimi i 100 vjetorit të alfabetit, 100 vetorit të lindjes së Nënës Terezë si dhe 100 vjetorit të flamurit,
  •     teatri shqiptar në Shkup, biblioteka dhe teatri në Tetovë, Muzeu i Manastirit dhe Muzeu i Lirisë, Qendra Memoriale Nëna Shqiptare në Zajaz,
  •     ujësjellës në vendbanime shqiptare,
  •     qendra urgjente në Tetovë dhe qendra spitalore,
  •     subvencione bujqësore, bursa arsimore dhe projekte të tjera të panumërta.

Para nesh mbetet të adresohen fuqishëm edhe Reformat në sundimin e së drejtës dhe çështja e emrit si parakusht për integrim në NATO dhe BE.

Mbledhja e Kryesisë po vijon me raport të detajuar nga përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv për punën e bërë gjer tani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme