Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po zhvillojnë protestën e tyre të tretë në autostradën Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë hyrje e dalje në këtë rrugor, me pretendimin se u janë izoluar bizneset e tyre.
Teksa raportuam se policët hodhën gaz lotsjellës kundrejt protestuesve, këta të fundit duket se nuk dorëhiqen kollaj, pasi tashmë janë ulur në mes të rrugës, duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve në të dyja anët e drejtimit.
Në pamjet e siguruara, një prej banorëve dëgjohet teksa bërtet “Duam rrugë. Ali Baba me 15 hajdutë, as rrugë nuk jep!”.
LEXO EDHE:
Kujtojmë se banorët e kësaj zone e kanë kundërshtuar me muaj të tërë realizimin e këtij projekti, pasi janë shprehur se nuk janë shpronësuar në mënyrë të drejtë.