Alibaba i premton Trumpit 1 milion vende pune

Kryesuesi ekzekutiv i kompanisë kineze Alibaba, Jack Ma, është takuar dje me presidentin e zgjedhur, Donald Trump, të cilit i ka paraqitur planin kinez të e-tregtisë për të futur në platformën e saj 1 milion biznese të vogla amerikane për të shitur produktet e tyre tek konsumatorët kinezë në pesë vjetët e ardhshme, ka thënë një zëdhënës i Alibaba-s.

“Alibaba Group Holding Ltd” pret që kjo iniciativë të krijojë 1 milion vende pune në SHBA pasi që secila kompani do të shtojë nga një pozitë, ka thënë për Reuters zëdhënësi i kompanisë, Bob Christie, transmeton Koha.net.

Trump dhe Ma dolën nga takimi i zhvilluar në Kalanë Trump në New York së bashku. Presidenti i zgjedhur u tha reporterëve se kishin “një takim të mrekullueshëm” dhe së bashku do të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Ma e quajti Trumpin “të mençur” dhe “mendje hapur”.

Alibaba ka lidhje të ngushta me qeverinë kineze, duke punuar për së afërmi në disa prej synimeve kyçe të vendit në teknologji, përfshi infrastrukturën “cloud” dhe “big data”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme