Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka thënë se mënyra e shantazhit e kërcënimit nuk ka qenë asnjëherë mjet përmes së cilës janë zgjedhur problemet në këtë Lëvizje – shkruan Periskopi.
Në Interkativ të KTV’së, ai tha se përmes këtyre metodave po tentohet që të pengohet Albin Kurti që të kandidojë për kryetar të Vetëvendosjes.
“Kjo po i bie me shantazhu në rast se Kurti kandidon për kryetar të Vetëvendosjes. Shpend Ahmeti ka deklaruar në mbledhje se nuk do të kandidoi për kryetar të VV’së. Edhe Dardan Molliqaj e ka thënë. Nuk mund ta paragjykosh dikë se nuk bën të kandidoi, kjo është antidemokratike. Pom vjen çudi çka tha kryetari jonë Visar Ymeri, gjë që nuk e ka thënë në mbledhje të Kryesisë. Pse duhet që një gjë e tillë të thuhet në emisione, e të mos thuhet në mbledhje të Kryesisë”, tha Aliu.
Ai flet edhe për dorëheqjen që deputeti Dardan Sejdiu e ofroi në mbledhjen e Kryesisë, ndërsa tha se deklarata e sotme e Ymerit se nëse kandidon Kurti, këto do të jenë pasojat, është kërcënim e shantazh.
“Të thuhet se në rast se kandidon, atëherë do të jenë këto pasoja, ky është kërcënim e shantazh. Kurti është personi më me autoritet, ka më së shumti vota, ndërsa dorëheqja e Dardan Sejdiut s’ka të bëjë pozicionim. Ai është person tejet energjik e ka dhënë kontribut të madh”, tha tutje Aliu./Periskopi