Aliu:Kauza e rrejshme e VV-së

Visar Ymeri e Donika Kada tentuan ta paraqesin si të vërtetë kauzën e tyre se ata janë për bashkim kombëtar dhe se nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Por, nëse kjo kauzë e tyre, dmth e VV-së për bashkimin kombëtar është e vërtetë, atëherë çfarë rëndësie do të kishte për ta marrëveshja për kufinj me Malin e Zi, për të cilën, pothuaj, e shkatërruan Kosovën.

Po ta kishin të vërtetë kauzën kombëtare, këtë marrëveshje ata do ta trajtonin si të përkohshme.
Sepse, qindra e mijëra hektarë tokë, tokë shqiptare, janë jasht kufinjve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Me çka do ta bëjnë këta bashkimin kombëtar?
Me amblema?

Nëse ata i konsiderojnë humbje të përhershme këto 8 mijë hektarë, atëherë çka do të thonë për Ulqinin, për Tuzin, për Plavën e për Gucinë.

Vetvendosja, bashkë me LDK-në, nuk e votuan ligjin për forcat e armatosura atëherë kur mund të votohej.

Dhe kjo ka qenë dhe është e pafalshme. Kjo ka qenë kundër interesave kombëtare.

Kjo ka qenë humbje shumëfish më e madhe se sa humbja e tetë mijë hektarëve tokë, nëse vërtetë jemi duke i humbur.

Lereni Kosovën të bëhet shtet si duhet që të mund t’i mbrojë shqiptarët kudo që janë! Ky është interes kombëtar.

Lini anash interesat ruse!

Mos e pengoni Malin e zi të futet në Nato! Është interes shqiptar edhe ky!

Tentimgrushteti i rusëve në Podgoricë nuk ishte tallje.

As shqetësimi i Komandantit të Nato-s për praninë e rusëve në Ballkan nuk ishte farsë.

Farsë është kauza e rrejshme e VV-së për bashkimin kombëtar.

Kjo është e vërteta!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme